TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2026, 16:31

Mesi dhe Ronaldo humbën miliona ndjekës në Instagram brenda natës, pse rrjeti social ndërmori këtë masë për 2 yjet e futbollit?

Shkruar nga Pamfleti
Mesi dhe Ronaldo humbën miliona ndjekës në Instagram brenda
kristiano ronaldo-lionel mesi

Kristiano Ronaldo dhe Lionel Mesi kanë humbur miliona ndjekës në Instagram brenda pak orësh, pas një operacioni të gjerë pastrimi të ndërmarrë nga platforma sociale.

Rënia e menjëhershme e numrit të ndjekësve nuk lidhet me ndonjë polemikë apo reagim negativ nga fansat, por me largimin e profileve të rreme, llogarive joaktive dhe përdoruesve të automatizuar, të njohur si “bot”.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, Kristiano Ronaldo humbi mbi tetë milionë ndjekës, duke zbritur nga 674 milionë në 666 milionë ndjekës në Instagram. Ndërkohë, Lionel Mesi pësoi një rënie prej më shumë se pesë milionë ndjekësish, pasi llogaria e tij ra nga 512 milionë në 507 milionë.

Mesi dhe Ronaldo humbën miliona ndjekës në Instagram brenda

Megjithatë, pavarësisht kësaj rënieje të ndjeshme, të dy futbollistët vazhdojnë të mbeten ndër personazhet më të ndjekur në botë në rrjetin social Instagram.

Platformat e mediave sociale kryejnë rregullisht kontrolle dhe fshirje të llogarive të dyshimta për të rritur autenticitetin dhe besueshmërinë e ndërveprimeve në platformë. Megjithatë, shkalla e spastrimit të fundit në Instagram ka surprizuar shumë përdorues dhe figura publike.

kristiano ronaldo lionel mesi

Lini një Përgjigje