TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2026, 19:15

Trump "thumbon" Infantinon: Nuk do të paguaja kurrë 1000 dollarë për biletën e Kupës së Botës

Shkruar nga Pamfleti
Trump "thumbon" Infantinon: Nuk do të paguaja kurrë 1000
donald trump-xhani infantino

Teksa Botërori i këtij viti po afron, debatet mbi çmimet shumë të larta të biletave vijojnë të intensifikohen. Së fundmi, edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka reaguar publikisht duke kritikuar tarifat e vendosura për ndeshjet e turneut.

Në një intervistë telefonike për “New York Post”, Trump u shpreh i surprizuar nga fakti që biletat për ndeshjen hapëse mes SHBA-së dhe Paraguajit arrijnë deri në 1000 dollarë.

Nuk isha në dijeni të asaj shifre. Do të më pëlqente të isha, por të them të vërtetën, as unë nuk do ta paguaja atë shifër”, deklaroi presidenti amerikan.

Kombëtarja e SHBA-së do të luajë ndeshjen e saj të parë në Botëror më 12 qershor në stadiumin “SoFi” në Los Angeles, përballë Paraguajit. Sipas raportimeve, çmimet e biletave për këtë sfidë nisin nga 1000 dollarë.

Trump tha se do të verifikojë situatën, ndërsa theksoi zhgënjimin e tij për pamundësinë e shumë amerikanëve që të ndjekin nga afër ndeshjet e Botërorit.

Nuk e kam marrë ende lajmin, por do të më duhet t’i hedh një sy”, tha ai.

Presidenti amerikan vuri theksin te fakti se çmimet e larta po përjashtojnë një pjesë të madhe të klasës punëtore amerikane, të cilën ai e konsideron edhe bazën e tij elektorale.

Do të më pëlqente që njerëzit që kanë votuar për mua të kishin mundësinë që të ishin aty”, u shpreh Trump.

Megjithatë, ai nënvizoi se pavarësisht polemikave për biletat, Botërori po rezulton një sukses i madh për organizatorët dhe interesin e publikut.

donald trump kupa e botës

Lini një Përgjigje