Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se beson se është objektivi kryesor i Iranit.
Gjatë një konference për shtyp ku u pyet nëse konflikti me Teheranin po shndërrohet në një rrugë pa krye strategjike, në vend që të ndalej te pyetja, Trump mbrojti veprimet e administratës së tij ndaj Iranit. Ai e cilësoi si një "sukses të jashtëzakonshëm" dhe prentendoi se materiali bërthamor iranian është varrosur nën tokë.
Presidenti amerikan tha gjithashtu se udhëheqja iraniane ka pësuar ndryshime të vazhdueshme dhe sugjeroi se edhe ai vetë mund të jetë në shënjestër.
"Irani kishte udhëheqës. Ata kanë ikur. Dhe kishin një grup tjetër udhëheqësish. Tani kanë ikur. Kanë një grup tjetër udhëheqësish. Mund të kenë ikur, kush e di? Dhe e dini çfarë? Edhe unë mund të jem ikur, sepse jam objektivi numër një... Unë jam numri një i tyre sepse janë llum. Kështu veprojnë dhe kështu e kanë bërë për 47 vjet. Por unë po bëj atë që është e drejtë për vendin", tha Trump.
Presidenti i SHBA theksoi se beson që veprimet e tij janë në interes jo vetëm të Shteteve të Bashkuara, por edhe të komunitetit ndërkombëtar. "Po bëj atë që është e drejtë për botën", u shpreh ai.
Në vijim të deklaratës, ai përsëriti bindjen e tij se është objektivi kryesor i Iranit. "Unë jam numri një në listën e vrasjeve për Iranin", shtoi Trump.
Lini një Përgjigje