TAGS-AT E JAVËS

Sport 7 Maj 2026, 21:58

Zbardhet dinamika e sherrit te Reali, Valverde ra në tokë dhe çau kokën pas grushtimit; reagon skuadra spanjolle

Shkruar nga Pamfleti
Zbardhet dinamika e sherrit te Reali, Valverde ra në tokë dhe
çuameni-valverde

Një incident i rëndë ka tronditur ambientin e Realit të Madridit këtë të mërkurë në qendrën stërvitore të Valdebebas, ku Federiko Valverde dhe Aurelien Çuameni janë përfshirë në një përplasje fizike gjatë stërvitjes së ekipit të parë.

Sipas raportimeve të medias spanjolle “AS”, tensionet mes dy lojtarëve kishin nisur që në momentin e mbërritjes në stërvitje, kur Valverde refuzoi t’i shtrëngonte dorën mesfushorit francez. Situata më pas është përshkallëzuar në dhomën e zhveshjes dhe gjatë seancës stërvitore.

Raportohet se Valverde akuzonte Çuamenin për rrjedhjen e informacionit lidhur me një debat të ndodhur një ditë më parë. Konflikti verbal përfundoi në përplasje fizike, ku sipas burimeve, Çuameni goditi uruguaianin me grusht.

Si pasojë e incidentit, Valverde ka rënë dhe ka goditur kokën, duke pësuar një prerje që kërkoi trajtim spitalor dhe qepje.

Reali i Madridit reagoi zyrtarisht përmes një deklarate, duke konfirmuar nisjen e procedurave disiplinore ndaj dy lojtarëve.

Reali i Madridit njofton se pas incidenteve që ndodhën këtë mëngjes gjatë seancës stërvitore të ekipit të parë, ka vendosur të hapë procedura disiplinore kundër lojtarëve tanë Federiko Valverde dhe Aurelien çuameni.

Klubi do të japë përditësime mbi të dy procedurat pasi të jenë përfunduar procedurat përkatëse të brendshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit madrilen.

Zbardhet dinamika e sherrit te Reali, Valverde ra në tokë dhe

Sipas mediave spanjolle, të dy futbollistët rrezikojnë pezullim të përkohshëm dhe mund të mungojnë në “El Clasico” ndaj Barcelonës. Deri tani, as Valverde dhe as Çuameni nuk kanë reaguar publikisht lidhur me incidentin.

aurelien çuameni federiko valverde real madrid

Lini një Përgjigje