Taulant Seferi ishte një nga protagonistët kryesorë të Bodrumsporit në sfidën çerekfinale të “Play Off”-it ndaj Pendiksporit, e fituar me rezultatin 2-0.
Sulmuesi 29-vjeçar i Kombëtares shqiptare gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 81-të, duke vulosur suksesin dhe kualifikimin e skuadrës së tij në gjysmëfinalen e “play off”-it për ngjitjen në Superligën turke.
Në formacionin titullar të Bodrumsporit në këtë përballje ishin edhe dy futbollistët shqiptarë, Arlind Ajeti dhe Omar Imeri, të cilët zhvilluan një paraqitje pozitive.
Në fazën gjysmëfinale të “Play Off”-it, Bodrumspor do të përballet me skuadrën e Korumit.
GOL | Bodrum FK 2-0 Pendikspor
— Anında Goller (@radargoal23) May 7, 2026
⚽️ 81' Taulant Seferi pic.twitter.com/nrKkhK6D61
Lini një Përgjigje