E ardhmja e Igli Tares te Milani duket gjithnjë e më e pasigurt. Drejtuesit e klubit kuqezi nuk janë plotësisht të kënaqur me punën e ish-drejtorit sportiv shqiptar gjatë dy sesioneve të fundit të merkatos dhe po shqyrtojnë mundësinë e largimit të tij në fund të sezonit.
Lajmi është bërë publik nga gazetari italian Nikolo Shira, i cili ka zbuluar edhe emrin e kandidatit kryesor që mund të marrë vendin e Tares në strukturën drejtuese të Milanit. Bëhet fjalë për Toni D’Amiko, aktualisht drejtor sportiv tek Atalanta, i njohur për punën e tij edhe te Verona.
Megjithatë, para se të merret një vendim përfundimtar, drejtuesit e Milanit pritet të vlerësojnë situatën e Tares, i cili iu bashkua klubit në vitin 2025 dhe ka kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.
Gjatë periudhës së tij në krye të merkatos kuqezi, Milani ka investuar ndjeshëm në afrime të reja. Në dy dritaret e fundit të transferimeve, klubi ka sjellë në skuadër Kristofer Nkunku, Ardon Jasharin, Samuele Riçi, De Uinter, Estupinan, Atekame, Adrian Sise, që pritet t’i bashkohet ekipit në verë, si dhe Adrien Rabio dhe Odogu.
Për këto transferime, Milani ka shpenzuar rreth 165 milionë euro, ndërsa me parametra zero janë afruar Luka Modriç dhe Fullkrug në formë huazimi.
Lini një Përgjigje