TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Maj 2026, 16:30

“Mesi, Mesi”, Ronaldo përplaset me tifozët e Al Nassr pas thirrjeve ndaj rivalit të tij të përjetshëm (Video)

Shkruar nga Pamfleti
“Mesi, Mesi”, Ronaldo përplaset me tifozët e Al Nassr pas
kristiano ronaldo

Kristiano Ronaldo u bë sërish protagonist, jo vetëm për paraqitjen në fushë, por edhe për një moment tensioni me tifozët gjatë fitores 4-2 të Al Nassr ndaj Al Shabab në kampionatin saudit.

Gjatë takimit, nga tribunat nisën thirrje provokuese me emrin e Lionel Mesit, të drejtuara ndaj sulmuesit portugez. Reagimi i Ronaldos erdhi menjëherë, teksa 41-vjeçari u kthye nga tifozët dhe ironizoi situatën duke bërë dirigjentin e koreve.

Portugezi shoqëroi reagimin edhe me një gjest sarkastik me gishtin e madh, duke shtuar tensionin për disa çaste në stadium. Në këtë moment ndërhynë edhe disa lojtarë kundërshtarë, të cilët tentuan të qetësonin situatën dhe të rikthenin fokusin te loja.

Pavarësisht episodit, Al Nassr arriti të ruajë kontrollin e ndeshjes dhe të sigurojë një fitore të rëndësishme në garën për titull.

Skuadra e drejtuar nga Horge Zhesus afrohet më shumë me kreun e renditjes dhe tashmë përgatitet për supersfidën e javës së ardhshme ndaj Al Hilal.

kristiano ronaldo sulmuesi portugez

Lini një Përgjigje