TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Maj 2026, 17:45

I huazuar te Lajpcigu, skuadra gjermane merr vendimin përfundimtar për Brajan Gruëdn

Shkruar nga Pamfleti
I huazuar te Lajpcigu, skuadra gjermane merr vendimin përfundimtar për
brajan gruda

Brajan Gruda nuk do të qendrojë te Lajpcigu, pasi klubi gjerman ka vendosur të mos blejë kartonin e sulmuesit. Lajmi është bërë i ditur nga gazetari Florian Pletenberg, i cili konfirmon se futbollisti do të rikthehet te Brajtoni pas përfundimit të huazimit.

Brajan Gruda do t’i thotë zyrtarisht lamtumirë Lajpcigut të shtunën. Huazimi i tij skadon dhe nuk ekziston asnjë opsion blerjeje”, shkruan Pletenberg.

Sipas tij, drejtuesit e Lajpcigut kanë mbetur të kënaqur me paraqitjet e lojtarit, i cili gjatë kësaj periudhe regjistroi tre gola dhe tre asiste.

Lajpcigu është i kënaqur me të, por tani ai do të rikthehet te Brajtoni pas tre golave dhe tre asisteve. Një tjetër huazim nuk është opsion për Brajtonin, përveç rasteve kur përfshihet detyrim blerjeje”, thekson gazetari gjerman.

Pletenberg shton gjithashtu se aktualisht Lajpcigu nuk ka buxhetin e nevojshëm për të realizuar një transferim përfundimtar të Grudës.

Për momentin, Lajpcigu nuk ka mundësi financiare për një blerje të përhershme të Grudës. Mbetet të shihet edhe se cili do të jetë plani i Brajtonit për lojtarin”, përfundon ai.

brajan gruda sulmuesi shqiptar lajcig

Lini një Përgjigje