TAGS-AT E JAVËS

Sport 8 Maj 2026, 20:48

Rajo Vajekano shkroi historinë në Ligën e Konferencës, reagon për herë të parë Ivan Balliu

Shkruar nga Pamfleti
Rajo Vajekano shkroi historinë në Ligën e Konferencës,
rajo vajekano

Rajo Vajekano ka siguruar një vend në finalen e Ligës së Konferencës, pasi mposhti Strasburgun edhe në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në Francë. Skuadra spanjolle triumfoi minimalisht 1-0 falë golit të realizuar nga Alemao në minutën e 42-të, duke vulosur kualifikimin në aktin final të kompeticionit.

Mes protagonistëve të kësaj arritjeje ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Ivan Balliu, i cili mori minuta të rëndësishme në gjysmëfinalen e kthimit dhe kontribuoi në suksesin e ekipit të tij.

Pas ndeshjes, Balliu ndau emocionet me tifozët përmes një postimi në rrjetet sociale, ku e cilësoi këtë moment si realizim të një ëndrre të kahershme.

Ëndërruam prej vitesh për një natë si kjo, dje kjo ëndërr u bë histori”, shkroi mbrojtësi shqiptar.

Kualifikimi në finale konsiderohet një sukses i merituar për klubin madrilen, që gjatë gjithë edicionit ka shfaqur paraqitje bindëse në arenën europiane.

Në finalen e madhe, Rajo Vajekano do të përballet me Kristal Palas. Takimi do të zhvillohet më 27 maj në stadiumin e Lajpcigut, në Gjermani.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Balliu (@balliu)

rajo vajekano ivan balliu mbrojtësi i kombëtares

Lini një Përgjigje