TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Maj 2026, 11:31

Harry Kane rezervon “Këpucën e Artë”, sulmuesi anglez nuk dorëzohet pas zhgënjimit në Champions

Shkruar nga Pamfleti
Harry Kane rezervon “Këpucën e Artë”, sulmuesi anglez
Harry Kane

Harry Kane po shpërthente në lot pas sfidës ndaj PSG-së, i vetëdijshëm se kishte humbur një mundësi të madhe për të triumfuar në Champions League. Me kalimin e viteve, çdo sezon pa trofe në Europë shihet si një shans i humbur për sulmuesin anglez, edhe pse në fushë ai vazhdon të tregojë formë të jashtëzakonshme.

Kane po zhvillon një tjetër sezon fantastik me Bayern Munich. Vetëm në Bundesligë ai ka realizuar 33 gola dhe ka dhuruar 5 asiste, ndërsa i kanë mbetur edhe dy ndeshje për të përmirësuar statistikat. Me 66 pikë të grumbulluara nga golat e shënuar, sulmuesi anglez kryeson garën për “Këpucën e Artë” në Europë.

Pas tij renditet Erling Haaland. Ylli i Manchester City ka shënuar 25 gola në Premier League dhe ka ende katër ndeshje në dispozicion, por diferenca me Kane duket shumë e vështirë për t’u rikuperuar.

Në vendin e tretë qëndron Kylian Mbappe me 24 gola të realizuar në La Liga me fanellën e Real Madrid. Edhe francezi ka katër ndeshje përpara deri në fund të sezonit, por mbetet pas në garën për trofeun individual.

Rivalët e tjerë janë në një distancë të konsiderueshme, çka e bën Harry Kane favorit absolut për të fituar “Këpucën e Artë”. Pas sigurimit të titullit kampion në Gjermani, sulmuesi anglez është gjithashtu pranë një tjetër trofeu, pasi Bayern Munich do të luajë edhe finalen e Kupës së Gjermanisë.

 

harry kane rezervon “këpucën e artë”

Lini një Përgjigje