TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Maj 2026, 15:36

Liverpuli dhe Çelsi ndajnë pikët, të kuqtë “blindojnë” Champions; londinezët jashtë Europës

Shkruar nga Pamfleti
Liverpuli dhe Çelsi ndajnë pikët, të kuqtë
liverpul-çelsi

Liverpuli dhe Çelsi kanë ndarë pikët në përballjen e javës së 36-të të Premier Ligë, pasi sfida u mbyll në barazim 1-1.

“The Reds” e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e 6-të. Goli i hershëm i Gravenbersh i dha skuadrës së drejtuar nga Arne Slot idenë se takimi mund të administrohej pa shumë vështirësi.

Megjithatë, reagimi i Çelsit nuk vonoi. Londinezët rikthyen ekuilibrat në minutën e 35-të falë realizimit të Enzo Fernandez, i cili konkretizoi një aksion të mirë të miqve.

Pjesa e dytë nuk solli ndryshim rezultati, me të dyja skuadrat që nuk arritën të gjenin golin e fitores, duke bërë që sfida të mbyllej me rezultatin 1-1.

Pas këtij barazimi, Liverpuli renditet në vendin e katërt me 59 pikë, ndërsa Çelsi mban vendine nëntë në tabelë me 49 pikë.

liverpul çelsi premier liga

Lini një Përgjigje