TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Prill 2026, 17:16

Dalin detaje të reja nga skandali me eskortat në Milano: Një pilot i Formula 1 do një vajzë me pagesë

Shkruar nga Pamfleti

Dalin detaje të reja nga skandali me eskortat në Milano: Një

Një denoncim nga një punonjëse lokali ka çuar në zbulimin e një rrjeti të dyshuar për organizimin e festave me eskorta luksi në Milano, ku sipas hetimeve paraprake përfshihen edhe figura nga bota e futbollit të Serisë A, si dhe emra të tjerë të njohur.

Prokuroria e Milanos ka nisur një hetim për favorizim dhe shfrytëzim prostitucioni në ambientet e jetës së natës. Në përgjimet e siguruara nga hetuesit, të përfshira në dosjen hetimore, dëgjohet edhe një bisedë ku përmendet: “Është një miku im pilot i Formula 1 që vjen sonte në Milano, kërkon një vajzë me pagesë”.

Nën hetim është një rrjet i administruar nga një çift bashkëshortësh dhe dy bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët aktualisht ndodhen në arrest shtëpie. Sipas hetimeve, aktiviteti zhvillohej përmes një kompanie me seli në Cinisello Balsamo, pranë Milanos.

Sipas raportimeve mediatike, kompania promovonte aktivitetin e saj në rrjetet sociale duke publikuar foto tërheqëse dhe njoftime për punësim, duke kërkuar vajza dhe djem me aftësi të mira komunikimi. Prokurorët dyshojnë se kjo ishte një fasadë për të rekrutuar persona që më pas përfshiheshin në shërbime të paligjshme.

Hetimet tregojnë se, pas eventeve në lokale, klientëve u ofroheshin shërbime të tjera në hotele luksoze, përfshirë shoqërim me vajza të reja të rekrutuara për këtë qëllim. Në disa raste, sipas akuzës, në paketat e ofruara përfshihej edhe përdorimi i oksidit të azotit në formë rekreative, substancë që nuk rezulton në testet antidoping.

Guardia di Finanza kishte sekuestruar më herët rreth 1.2 milionë euro, që dyshohet se janë përfituar nga aktivitetet e këtij rrjeti. Sipas të dhënave të publikuara nga mediat italiane, në këtë aktivitet dyshohet se janë përfshirë rreth 10 vajza, të moshës 18-30 vjeç, të cilat përfitonin rreth 50% të të ardhurave.

 

piloti i formula 1 prokuroria e milanos

Lini një Përgjigje