TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Prill 2026, 13:45

Inter–Como për një vend në finale, mungesa të rëndësishme për zikaltërit

Shkruar nga Pamfleti
Inter–Como për një vend në finale, mungesa të
Inter - Como, një përballje mes tyre

Këtë të martë, në orën 21:00, në stadiumin “Giuseppe Meazza” në Milano zhvillohet gjysmëfinalja e kthimit e Kupës së Italisë mes Interit dhe Comos. Takimi i parë mes dy skuadrave ka përfunduar në barazim 0-0, duke lënë gjithçka të hapur për sfidën e sotme, nga e cila do të dalë finalisti.

Ky duel vjen vetëm pak ditë pasi Interi fitoi 3-4 në transfertë ndaj Comos në Serie A, çka e bën përballjen edhe më tërheqëse.

Trajneri Cristian Chivu do të përballet me dy mungesa të rëndësishme, pasi mbrojtësi Alessandro Bastoni dhe kapiteni Lautaro Martinez janë jashtë për shkak dëmtimi. Interi është shumë pranë fitimit të titullit kampion në Serie A dhe synon të shtojë edhe një trofe tjetër në sezon, diçka që i mungon që nga sezoni 2009-10, kur arriti tripletën historike nën drejtimin e Jose Mourinhos.

Në rast se arrin finalen dhe fiton trofeun e dhjetë të Kupës së Italisë, Interi pritet të përfitojë rreth 30 milionë euro, të ardhura që konsiderohen të rëndësishme pas eliminimit nga Champions League. Kjo shumë përfshin shpërblime, të ardhura nga biletat, reklamat dhe bonusin për pjesëmarrjen në Superkupën e ardhshme.

Nga ana tjetër, Como synon të shkruajë histori, pasi nuk ka arritur asnjëherë më parë në finalen e Kupës së Italisë.

Formacionet e mundshme:

Inter: Martinez; Akanji, Acerbi, Augusto; Dimarco, Zielinski, Calhanoglu, Barella, Dumfries; Bonny, Thuram
Trajner: Cristian Chivu

Como: Butez; Kempf, Ramon, Diego Carlos; Valle, Da Cunha, Perrone, Diao; Baturina, Paz; Douvikas
Trajner: Cesk Fabregas

Lini një Përgjigje