TAGS-AT E JAVËS

Sport21 Prill 2026, 15:16

Spikati në ndeshjen ndaj Fiorentinës, Ylber Ramadani zgjidhet në formacionin e javës në Serinë A (Foto)

Shkruar nga Pamfleti

Spikati në ndeshjen ndaj Fiorentinës, Ylber Ramadani zgjidhet në

Seria A uli siparin e raundit të 33-të të hënën, me përballjen mes Leçes dhe Fiorentinës që u mbyll në barazim 1-1. Takimi i zhvilluar në stadiumin “Via del Mare” u karakterizua nga ritëm i lartë dhe raste nga të dyja skuadrat.

Në këtë sfidë spikati mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani, i cili sipas platformës “FlashScore” u vlerësua si lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.5. Paraqitja e tij e vendosi gjithashtu në formacionin më të mirë të javës në elitën e futbollit italian.

Fiorentina kaloi në avantazh në minutën e 30-të me golin e Xhek Harrison, duke mbyllur pjesën e parë në epërsi 0-1. Leçe reagoi në pjesën e dytë dhe arriti të barazonte në minutën e 71-të, kur pas asistit të Galo, Tiago Gabriel dërgoi topin në rrjetë. Ky gol i siguroi vendasve një pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë.

Pas kësaj jave, Interi kryeson renditjen me 78 pikë dhe është shumë pranë sigurimit të titullit të 21-të kampion në histori. Milani dhe Napoli ndjekin me një diferencë prej 12 pikësh, kur kanë mbetur edhe pesë javë deri në përfundim të sezonit.

Në pjesën e poshtme të tabelës, Fiorentina renditet në vendin e 15-të me 36 pikë. Ndërkohë, Kremoneze dhe Leçe kanë nga 28 pikë, duke u pozicionuar respektivisht në vendet e 17-të dhe 18-të.

Spikati në ndeshjen ndaj Fiorentinës, Ylber Ramadani zgjidhet në

ylber ramadani mbrojtësi i kombëtares seria a

Lini një Përgjigje