Sandërlendi dhe Mançester Junajtid kanë ndarë pikët në javën e 36-të të Premier Ligës, pas barazimit pa gola 0-0 në “Stadium of Light”.
Vendasit e nisën ndeshjen me ritëm të lartë dhe krijuan rastin e parë të rrezikshëm që në minutën e 7-të, kur Robin Roefs provoi portën, por gardiani i “Djajve të Kuq”, Sene Lamens, reagoi saktë duke shmangur golin. Më pas loja humbi intensitet dhe ekipet prodhuan pak raste konkrete deri në fundin e pjesës së parë, që u mbyll në barazim 0-0.
Në fraksionin e dytë, Sandërlendi iu afrua shumë avantazhit në minutën e 71-të. Goditja e Lutsharel Geertruida u ndal nga shtylla e majtë, duke i mohuar vendasve golin e fitores.
Mançetser Junajtid nuk arriti të reagonte në mënyrën e duhur dhe sfida përfundoi pa fitues. Mesfushori shqiptar Granit Xhaka ishte titullar dhe zhvilloi të gjithë takimit. Mesfushori shqiptar me shokë ndalën “Djajtë”, ndërsa pas 3 fitoresh radhazi në kampionat, Junajtid “bllokohet” dhe lë pa qethur tifozin ikonik.
Pas këtij barazimi, Mançester Junajtid mban vendin e tretë në renditje, ndërsa Sandërlendi pozicionohet në vendin e 12-të.
Në takimet e tjera të javës, Brajtoni triumfoi 3-0 ndaj Ullverhempton, ndërsa Bërnmuthi mori një fitore të rëndësishme 0-1 në transfertë përballë Fulhamit. Golin vendimtar e realizoi braziliani Rajan në pjesën e dytë. Të dyja skuadrat e mbyllën ndeshjen me nga 10 lojtarë në fushë.
Falë këtij suksesi, Bërnmuthi ngjitet në vendin e gjashtë me 55 pikë dhe vijon të mbajë gjallë shpresat për një kualifikim historik në Champions League sezonin e ardhshëm.
Lini një Përgjigje