TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Maj 2026, 17:04

FIFA prezanton formatin e ri të Kupës së Botës, 3 ceremoni hapjeje për çdo vend pritës

Shkruar nga Pamfleti
FIFA prezanton formatin e ri të Kupës së Botës, 3 ceremoni
stadiumet e kupës së botës

Botërori i futbollit 2026 do të hapet këtë verë me një formulë krejtësisht të re, pasi për herë të parë në histori do të organizohen tri ceremoni hapjeje, nga një në secilin prej vendeve pritëse. Lajmi është bërë i ditur nga FIFA, e cila ka zbuluar edhe detajet e para të spektakleve inauguruese.

Ceremonia e parë do të mbahet më 11 qershor në stadiumin legjendar “Azteca” të Meksikës, përpara ndeshjes hapëse mes Meksikës dhe Afrikës së Jugut. Në skenë do të performojnë artisti kolumbian J Balvin, këngëtarja Belinda dhe artisti meksikan Alehandro Fernandez.

Një ditë më pas, ceremonia do të zhvendoset në Toronto të Kanadasë, ku do të zhvillohet spektakli përpara sfidës Kanada-Bosnje Hercegovinë. Pjesë e aktivitetit do të jenë këngëtari francez Vegedream, aktorja dhe balerina Nora Fatehi, si edhe emra të njohur të muzikës kanadeze si Alanis Morisete dhe Majkëll Bublé.

Ndërkohë, ceremonia e tretë do të organizohet në Los Angeles, përpara ndeshjes mes Shteteve të Bashkuara dhe Paraguajit. “SoFi Stadium” do të presë një spektakël muzikor me pjesëmarrjen e Keti Perri, reperit Future dhe këngëtares Anita.

Sipas FIFA-s, kjo treshe ceremonish do të shënojë nisjen e një edicioni historik të Kupës së Botës, i cili për herë të parë do të zhvillohet me pjesëmarrjen e 48 kombëtareve.

kupa e botës fifa

Lini një Përgjigje