TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Prill 2026, 18:19

Murinjo drejt rikthimit te “dashuria e vjetër”, tekniku portugez në bisedime me skuadrën e Premier Ligës

Shkruar nga Pamfleti

Murinjo drejt rikthimit te “dashuria e vjetër”, tekniku

Zhoze Murinjo mund të largohet nga Benfika në përfundim të këtij sezoni, pavarësisht rezultateve pozitive me klubin portugez, për t’u rikthyer sërish në Premier Ligë. Medat portugeze raportojnë se tekniku i njohur është kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Njukasëllit në sezonin e ardhshëm.

“Qymyrxhinjtë” po kalojnë një sezon të vështirë, duke mos përmbushur objektivat e vendosura në fillim të kampionatit. Skuadra renditet aktualisht në vendin e 14-të me 42 pikë, shumë larg pritshmërive të drejtuesve dhe tifozëve. Në këtë kontekst, trajneri aktual Edi Hou pritet të largohet gjatë verës.

Sipas raportimeve, drejtuesit e klubit anglez janë të prirur të nisin një projekt të ri ambicioz dhe e shohin Zhoze Murinjon si figurën e duhur për ta udhëhequr atë. Portugezi ka një përvojë të gjatë në Premier Ligë, ku ka drejtuar më parë Çelsin (në dy periudha), Mançester Junjatid dhe Totenhemin.

Megjithëse Murinjo ka bërë një punë të vlerësuar te Benfika, e ardhmja e tij mbetet e hapur. Nuk ka ende një konfirmim zyrtar për largimin, por interesimi i Njukasëllit mund të ndikojë në vendimin e tij për sezonin e ardhshëm.

zhoze murinjo trajneri portugez njukasëll

Lini një Përgjigje