Trajneri i Universidad de Chile dhe ish-futbollisti i njohur argjentinas i Realit të Madridit, Fernando Gago, është shtruar me urgjencë në spital pasi pësoi një arresti kardiak menjëherë pas konferencës për shtyp që pasoi fitoren e skuadrës së tij ndaj O’Higgins.
Sipas raportimeve, 40-vjeçari filloi të ndiente shqetësime dhe dhimbje të forta në gjoks gjatë komunikimit me mediat. Fillimisht, ai tentoi të vazhdonte konferencën duke pirë ujë dhe duke ruajtur qetësinë, por gjendja e tij u përkeqësua gradualisht.
Pas përfundimit të konferencës, stafi mjekësor i klubit dhe bashkëpunëtorët e tij ndërhynë menjëherë, duke e transportuar trajnerin në një qendër spitalore për ekzaminime të specializuara kardiologjike.
Mjekët vendosën kryerjen e një ndërhyrjeje kirurgjikale për trajtimin e problemit, e cila, sipas burimeve zyrtare, u realizua me sukses.
Në një reagim zyrtar, Universidad de Chile bëri të ditur se Gago ndodhet në gjendje të qeëndrueshme dhe po monitorohet vazhdimisht nga ekipi mjekësor. Klubi theksoi se trajneri nuk do të jetë i pranishëm në seancat stërvitore derisa të përfundojnë testet e nevojshme dhe procesi i rikuperimit.
“Drejtori ynë teknik po i nënshtrohet një sërë testesh kardiologjike dhe nuk do të marrë pjesë në stërvitjet e sotme. Gjendja e tij është e mirë dhe mbetet nën mbikëqyrje mjekësore”, thuhet në deklaratën e publikuar nga klubi kilian.
Ndërkohë, tifozët dhe komuniteti i futbollit kanë shprehur mbështetjen e tyre për ish-mesfushorin argjentinas, duke i uruar një rikuperim sa më të shpejtë.
⚠️ Paura per Fernando #Gago
— Calcio Argentino (@CalcioArg) June 20, 2026
Il Dt della U de Chile è stato vittima sintomi di sofferenza cardiaca mentre era in conferenza stampa.
L’allenatore è stato immediatamente ricoverato e sottoposto ad intervento chirurgico. ???????? pic.twitter.com/FwgSGzomO5
Lini një Përgjigje