
Lionel Mesi ka hedhur një hap të ri në karrierën e tij, këtë herë jashtë fushës së blertë. Sipas mediave spanjolle, ylli argjentinas ka përfunduar me sukses blerjen e klubit katalanas UE Kornela, që aktualisht militon në Divizionin Tercera (RFEF), duke marrë edhe rolin e presidentit.
Ky zhvillim konfirmon lidhjen e fortë të Mesit me Katalunjën, rajonin ku ai kaloi periudhën më të suksesshme të karrierës dhe ku u shndërrua në një nga figurat më të mëdha në historinë e futbollit botëror.
Sipas raportimeve, projekti i ri synon zhvillimin gradual të klubit, me fokus të veçantë në përmirësimin e infrastrukturës dhe ngritjen në nivele më të larta të futbollit spanjoll. Një ndër objektivat kryesore mbetet prodhimi dhe promovimi i talenteve të rinj.
UE Kornela njihet për akademinë e saj, nga e cila kanë dalë emra të njohur të futbollit si David Raja, Xhordi Alba dhe Xherard Martin.
Lini një Përgjigje