TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Prill 2026, 17:31

Reali rrezikon tjetër sezon pa trofe, Perez zbret në dhomat e zhveshjes pas eliminimit në Champions dhe përgatit “fshesën”

Shkruar nga Pamfleti

Reali rrezikon tjetër sezon pa trofe, Perez zbret në dhomat e

Eliminimi nga Liga e Kampioneve kundër Bajernit të Mynihhut ka shkaktuar reagime të forta brenda Realit të Madridit. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, në ambientet e dhomave të zhveshjes është krijuar një situatë e tensionuar, e përshkruar nga burime pranë klubit si “gjendje lufte”.

Presidenti Florentino Perez, i njohur për qendrimin e tij të rezervuar në situata publike, ka ndërhyrë drejtpërdrejt duke zbritur urgjentisht për t’u përballur me skuadrën. Sipas burimeve të brendshme, ai ka mbajtur një fjalim të ashpër, pa kursyer kritikat. Pasi la të lirë Gylerin, presidenti i Realit raportohet të ketë thënë:

Një sezon pa trofe te Reali i Madridit është dështim, por dy sezone të tilla janë absolutisht të papranueshme,” mësohet të ketë deklaruar Perez, duke refuzuar çdo justifikim për rezultatet.

Megjithëse presidenti ka pranuar se ndaj Bajernit të Mynihut u vu re një përpjekje në fushë, ai theksoi se kjo nuk mjafton për të kompensuar një sezon të dobët në tërësi.

E vlerësoj përpjekjen, por ky sezon ka qenë një zhgënjim i vërtetë,” është shprehur ai, ndërsa lojtarët, sipas të njëjtave burime, kanë qendruar në heshtje.

Një pjesë e rëndësishme e mesazhit të Perez lidhej me përgjegjësinë që vjen me përfaqësimin e klubit. Ai ka theksuar se niveli i lartë i pagave dhe statusi i lojtarëve duhet të reflektohet edhe në performancë.

Të luash për Realin e Madridit është një privilegj që shoqërohet me shumë përgjegjësi. Shumë prej jush, thjesht nuk i kanë përmbushur ato,” ka deklaruar ai me tone të forta.

Në përfundim të fjalimit, presidenti ka dhënë një mesazh të qartë për ndeshjet e mbetura në La Liga, ku shanset për titull duken të reduktuara.

Të paktën, mbylleni kampionatin me dinjitet,” ka kërkuar Perez, duke vendosur një standard minimal për skuadrën.

Ky reagim konsiderohet si një paralajmërim për ndryshime të mundshme gjatë verës. Historikisht, deklarata të tilla nga drejtuesi i klubit janë shoqëruar me vendime të rëndësishme në strukturën e ekipit.

florentino perez presidenti i realit

Lini një Përgjigje