TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Prill 2026, 15:40

Rregullat e UEFA-s i “bëjnë gropën” Bajernit, trajneri Kompani humbet ndeshjen e parë gjysmëfinale në Champions

Shkruar nga Pamfleti

Rregullat e UEFA-s i “bëjnë gropën” Bajernit,

Ndeshja mes Bajernit të Mynihut dhe Realit të Madridit është shoqëruar me tensione të forta dhe protesta të vazhdueshme ndaj gjyqtarit Slavko Vinçiç. Pakënaqësitë nuk kanë ardhur vetëm nga skuadra spanjolle, por edhe nga kampi gjerman, ku trajneri Vinsent Kompani është bërë protagonisti kryesor i reagimeve.

Momenti më polemik i takimit ishte goli i Mbapesë për rezultatin 3-2. Në fillimin e aksionit, Bajerni pretendoi për një faull ndaj Stanisiç, çka shkaktoi reagimin e menjëhershëm të stolit bavarez.

Vinsent Kompani protestoi ashpër ndaj arbitrit kryesor, duke kërkuar ndërhyrje për shkeljen e pretenduar. Sjellja e tij u konsiderua e tepruar nga gjyqtari Vinçiç, i cili e ndëshkoi trajnerin me karton të verdhë.

Ky karton rezultoi vendimtar për Kompani. Duke qenë se ai kishte marrë më parë dy të verdhë në ndeshjet ndaj Arsenalit dhe Eindhovenit, ndëshkimi i fundit plotësoi numrin tre, duke sjellë pezullimin automatik.

Si pasojë, trajneri i Bajernit do të mungojë në ndeshjen e parë gjysmëfinale kundër PSG-së në Paris.

Pas përfundimit të ndeshjes, Kompani komentoi situatën dhe mungesën e tij:

I pezulluar? Atëherë ndeshja e parë do të luhet pa mua në vijën anësore. Mendoj se me këtë format të ri dhe me kaq shumë ndeshje më tepër, përdorimi i kartonëve të verdhë është shumë strikt”.

vindent kompani trajneri i bajernit uefa

Lini një Përgjigje