TAGS-AT E JAVËS

Sport16 Prill 2026, 09:46

PSG-Bayern dhe Atletico- Arsenal, zbulohen datat dhe oraret kur do të luhen dy gjysmëfinalet e Champions League

Shkruar nga Pamfleti
PSG-Bayern dhe Atletico- Arsenal, zbulohen datat dhe oraret kur do të luhen
PSG-Bayern dhe Atletico- Arsenal

Janë përcaktuar tashmë datat dhe oraret e dy gjysmëfinaleve të Ligës së Kampionëve, me katër skuadra të mëdha që do të luftojnë për një vend në finalen e madhe në Budapest.

E para do të jetë sfida mes PSG dhe Bayern Munich.

Ndeshja e parë do të luhet më 28 prill në “Parc des Princes”, ndërsa ndeshja e kthimit është parashikuar për më 6 maj në “Allianz Arena”.

Sa i përket çiftit tjetër, Atletico Madrid do të presë Arsenalin më 29 prill në “Wanda Metropolitano”, ndërsa ndeshja e kthimit do të zhvillohet më 5 maj në Londër, në “Emirates Stadium”.

Të gjitha ndeshjet do të luhen në orën 21:00 sipas kohës evropiane, ndërsa fituesit e dy përballjeve do të ballafaqohen në finalen e madhe të programuar më 30 maj në Budapest të Hungarisë.

 

psg-bayern atletico- arsenal

Lini një Përgjigje