TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Prill 2026, 22:18

“Ndeshje e vjedhur, gjykim i tmerrshëm”, Rafinja kërkon ndjesë për gjestin ndaj tifozëve

Shkruar nga Pamfleti

“Ndeshje e vjedhur, gjykim i tmerrshëm”, Rafinja kërkon

Barcelona arriti të fitojë ndeshjen e dytë çerekfinale të Ligës së Kampioneve ndaj Atletikos së Madridit në stadiumin “Metropolitano”, por rezultati nuk ishte i mjaftueshëm për të siguruar kualifikimin. Ishte skuadra madrilene, e njohur si “Los Kolçoneros”, ajo që siguroi biletën për në gjysmëfinale falë rezultatit të përgjithshëm.

Pas përfundimit të takimit, kamerat kapën një moment të diskutueshëm nga sulmuesi i Barcelonës, Rafinja. Futbollisti brazilian u pa duke bërë një gjest në drejtim të tifozëve vendas, një veprim që tërhoqi vëmendje dhe reagime.

Ishte një ndeshje e vjedhur, gjykimi ishte i tmerrshëm”, tha ai për “DAZN Brazil” menjëherë pas përfundimit të takimit. “Mendoj se arbitrimi kishte shumë probleme, është e pabesueshme për disa vendime që morën. Lojtarët e Atletikos bënë nuk e di se sa faulle dhe gjyqtari as nuk u tregoi një karton të verdhë. Ajo që unë dua të kuptoj me të vërtetë është frika që kanë se Barcelona do të kthehet të fitojë”, ishte deklarata e tij.

Më vonë, Rafinja reagoi publikisht përmes rrjeteve sociale, duke kërkuar ndjesë për sjelljen e tij. Në një koment në një postim të DAZN në versionin spanjoll, ai sqaroi se reagimi erdhi si pasojë e një situate tensioni.

Kërkoj ndjesë për gjestin tim që nuk përkon me vlerat e mia dhe as me karakterin tim. Ishte një veprim i kryer në një moment tensioni, në përgjigje ndaj një tifozi që po tregonte mungesë respekti”, shkroi Rafinja.

rafinja sulmuesi brazilian barcelona

Lini një Përgjigje