
Deklaratat e përsëritura të Maks Vershtapen, ku ai lë të hapur mundësinë e një largimi të heshtur nga Formula 1 në fund të vitit 2026, po konsiderohen si faktori kryesor që mund të destabilizojë tregun e pilotëve për sezonet në vijim. Aktualisht, mbetet e paqartë nëse këto deklarata janë një qendrim i mirëfilltë apo një reagim ndaj mungesës së konkurrueshmërisë së makinës RB22 të Red Bull.
Katër herë kampioni i botës ka ngritur pikëpyetje mbi të ardhmen e tij, duke nxitur spekulime në paddock.
Vershtapen ka kontratë afatgjatë me Red Bull dhe është një nga pilotët më të paguar në Formula 1. Deklaratat e tij mund të jenë një formë presioni ndaj ekipit për performancë më të mirë.
Sezoni 2026 pritet të jetë vendimtar për disa prej emrave më të mëdhenj:
Luis Hemilton – mund të vazhdojë me Ferrari ose të konsiderojë tërheqjen.
Fernando Alonso – përfundon kontratën me Aston Martin dhe duhet të vendosë për të ardhmen.
Karlos Sainz – në dilemë mes qëndrimit te Williams apo një transferimi të ri.
Nëse Vershtapen qendron te Red Bull, priten pak ndryshime të mëdha. Në të kundërt, një largim i tij do të shkaktonte një efekt domino në gjithë merkaton.
Skenarët e mundshëm të lëvizjeve
Maks Vershtapen – mund të largohet për shkak të pakënaqësisë me makinat e reja.
Franko Kolapinto – në rrezik për shkak të performancës, megjithëse pesha e tij në marketing mbetet e rëndësishme.
Afrimet
Nikola Tsolov – shihet si një talent premtues për Racing Bulls.
Juki Tsunoda – mund të rikthehet në skenë me një kalim të mundshëm te Has, me mbështetje nga Tojota.
Lëvizje të diskutueshme
Esteban Okon – përflitet për një kalim tek Uilliams.
Karlos Sainz – kandidat potencial për një vend te Red Bull në rast largimi të Vershtapen.
Arvid Lindblad – emër surprizë për të zëvendësuar Vershtapen, pavarësisht përvojës së kufizuar.
Aleks Albon – mund të kalojë tek Alpine, në varësi të zhvillimeve të tjera.
Sipas gazetës spanjolle “MARCA”:
Vershtapen pritet të qëndrojë te Red Bull, një qendrim i mbështetur edhe nga deklaratat e babait të tij.
Luis Hemilton synon të vazhdojë me Ferrari, me objektivin për të fituar titullin e tetë botëror.
Një kalim i Hemilton te Red Bull konsiderohet i mundur vetëm në rast të një largimi të papritur të Vershtapen.
Lini një Përgjigje