
Ardian Ismajli do të jetë mungesa kryesore e Torinos në ndeshjen e radhës në Serinë A ndaj Kremonezes. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare është pezulluar pas plotësimit të numrit të lejuar të kartonëve të verdhë, duke mos qenë i disponueshëm për këtë përballje.
Sfida është planifikuar të zhvillohet më 19 prill, në orën 12:30, ku Torino do të luajë në transfertë. Ekipi aktualisht ndodhet në një pozicion relativisht të qetë sa i përket mbijetesës në elitën e futbollit italian, duke regjistruar tre fitore në pesë ndeshjet e fundit.
Pas një periudhe të vështirë me dëmtime, Ismajli është rikthyer në formë dhe ka marrë një rol kyç në repartin defensiv. 29-vjeçari konsiderohet një nga pikat më të forta të skuadrës në qendër të mbrojtjes, duke dhënë stabilitet në lojën e Torinos.
Sezoni për Torinon ka qenë i vështirë, por përmirësimi në organizimin mbrojtës ka ndikuar drejtpërdrejt në rezultatet pozitive të javëve të fundit.
Lini një Përgjigje