
Al Itihad, skuadra ku aktivizohet mbrojtësi shqiptar Mario Mitaj, ka siguruar kualifikimin në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve Aziatike, pas një fitoreje minimale 1-0 ndaj Al uahda. Ndeshja u vendos vetëm pas 120 minutash lojë, falë një penalltie të shndërruar në gol në minutat shtesë të kohës shtesë, ku ishin akorduar edhe 10 minuta ekstra.
Një nga protagonistët e sfidës ishte Mario Mitaj, i cili zhvilloi një paraqitje mbresëlënëse me fanelën e Al Itihad. Mbrojtësi i kombëtares shqiptare e nisi ndeshjen si titullar dhe u rendit si lojtari i dytë më i vlerësuar në fushë, me notën 7.7.

Vlerësimi më i lartë i takoi mesfushorit brazilian Fabinjo, i cili u notua me 8.2 dhe ishte autori i golit të vetëm që vendosi fatin e takimit. Në krahun e majtë të mbrojtjes, Mitaj u shqua për qetësinë në zotërimin e topit, saktësinë në veprime në zona të ngushta dhe vendosmërinë në duelet individuale, duke u treguar një pikë e fortë për skuadrën e tij.
Pas përfundimit të ndeshjes, Mitaj reagoi edhe në rrjetet sociale. Në një postim në “Instagram”, ai shkroi: “Një fitore e vështirë dhe e merituar. Shkojmë në tjetrën. Faleminderit për mbështetjen e mrekullueshme, tigra”.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje