
Eliminimi i Barcelonës nga Liga e Kampionëve pas përballjes me Atletikon e Madridit ka shkaktuar reagime të forta dhe polemika, ku fokusi kryesor është zhvendosur nga rezultati te vendimet e arbitrimit dhe ndërhyrjet e VAR-it.
Në ndeshjen e kthimit të zhvilluar në stadiumin “Metropolitano”, Barcelona arriti të fitojë me rezultatin 1-2. Megjithatë, kjo fitore nuk ishte e mjaftueshme për të përmbysur humbjen 0-2 në takimin e parë, duke bërë që skuadra katalanase të eliminohet me rezultatin e përgjithshëm 3-2.
Pavarësisht rezultatit final, vëmendja kryesore është përqendruar te disa episode të diskutueshme që, sipas analizave dhe reagimeve, kanë ndikuar në rrjedhën e dy ndeshjeve.
Një nga momentet më të debatuara lidhet me një përplasje mes portierit të Atletikos së Madridit, Huan Muso, dhe mesfushorit të Barcelonës, Fermin Lopez. Në këtë aksion, Lopez u hodh për të goditur topin dhe gjatë rënies u përplas me takën e portierit.
Lojtarët e Barcelonës kërkuan ndërhyrje dhe ndëshkim, por gjyqtari vendosi të mos akordojë penallti. Sipas interpretimit të tij, këmba e portierit nuk ishte në një pozicion të rrezikshëm apo të panatyrshëm.
Faqja e specializuar “Archivo VAR”, e cila analizon vendimet e arbitrave, e konsideroi të drejtë vendimin e gjyqtarit Klement Tërpin. Sipas kësaj analize, ndërhyrja nuk përmbush kriteret për penallti.
“A është e ndëshkueshme ndërhyrja mes Muso dhe Fermin? Jo. Fermin godet topin me zhytje dhe gjatë rënies përplaset me takën e portierit, e cila nuk ndodhej në një pozicion të panatyrshëm. Bëhet fjalë për një moment normal loje, ndaj VAR-i nuk ndërhyri”, thuhet në shpjegim.
⁉️???? ¿Es punible la acción entre Musso y Fermín?
— Archivo VAR (@ArchivoVAR) April 14, 2026
✅ ????????.
???????? Fermín remata en plancha y, en la caída, impacta contra la bota de Musso, la cual no se encuentra a una altura antinatural.
▪️ Se trata de un lance del juego y, por tanto, el VAR decidió no intervenir. pic.twitter.com/ZW6gOzAvpe
Lini një Përgjigje