TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Prill 2026, 13:29

Penallti e mohuar për Barcelonën? Rasti i Fermin Lopez ndez debatet

Shkruar nga Pamfleti

Penallti e mohuar për Barcelonën? Rasti i Fermin Lopez ndez debatet

Eliminimi i Barcelonës nga Champions League përballë Atletico Madridit ka hapur debate të forta, me vëmendjen që është përqendruar te vendimet e gjyqtarit dhe ndërhyrjet e VAR-it.

Ndeshja e kthimit në “Metropolitano” u mbyll me fitoren 1-2 të Barcelonës, por rezultati nuk ishte i mjaftueshëm për të përmbysur humbjen 0-2 të takimit të parë, duke bërë që katalanasit të largohen nga kompeticioni me rezultatin e përgjithshëm 3-2.

Përtej rezultatit final, polemikat janë fokusuar te disa episode të diskutueshme që ndikuan në rrjedhën e dy sfidave. Një nga momentet më të debatuara ishte përplasja mes portierit të Atleticos, Juan Musso, dhe mesfushorit të Barcelonës, Fermin Lopez.

Në këtë aksion, Fermin tentoi të godiste topin me një zhytje dhe gjatë rënies u përplas me takën e portierit Musso. Lojtarët e Barcelonës protestuan për një faull të mundshëm, por gjyqtari vendosi të vijojë lojën, duke argumentuar se këmba e portierit nuk ishte në një pozicion të panatyrshëm.

Sipas faqes “Archivo VAR”, e specializuar në analizën e vendimeve të diskutueshme të arbitrave, vendimi i gjyqtarit Clement Turpin ishte i saktë dhe nuk kishte vend për penallti.

"A është e ndëshkueshme ndërhyrja mes Musso dhe Fermin? JO. Fermin godet topin me zhytje dhe gjatë rënies, përplaset me takën e Mussos, e cila nuk ndodhej në një lartësi të panatyrshme. Bëhet fjalë për një moment loje normal dhe për këtë arsye, VAR-i vendosi të mos ndërhyjë”, thuhej në shpjegimin e faqes.

 

Lini një Përgjigje