TAGS-AT E JAVËS

Sport15 Prill 2026, 10:53

Protesta e opozitës shtyn derbin Dinamo–Tirana, ndryshon edhe orari i ndeshjeve të tjera (Kalendari)

Shkruar nga Pamfleti
Protesta e opozitës shtyn derbin Dinamo–Tirana, ndryshon edhe orari i
KF Tirana 3-1 Egnatia në 'Selman Stërmasi'

Protesta e opozitës e planifikuar për t’u zhvilluar në Tiranë më 17 prill ka sjellë ndryshime në kalendarin e Superligës, duke shtyrë me 24 orë derbin mes Dinamos dhe Tiranës.

Fillimisht e programuar për të premten, ndeshja Dinamo–Tirana do të luhet të shtunën në orën 19:00 në stadiumin “Air Albania”. Ndërkohë, përballja Egnatia–Flamurtari, e parashikuar në të njëjtën orë, është zhvendosur po të shtunën, por në orën 16:00.

Federata Shqiptare e Futbollit bëri të ditur se ndryshimet janë ndërmarrë pas një kërkese nga Policia e Shtetit, për arsye sigurie në kuadër të zhvillimit të protestës.

“Në bazë të kërkesës së ardhur nga Policia e Shtetit, në lidhje me zhvillimin e protestës së opozitës më datë 17 prill, për arsye sigurie janë vendosur ndryshimet si më poshtë:

Egnatia - Flamurtari, do të luhet ditën e shtunën në orën 16:00.
Dinamo - Tirana, do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 19:00”, njofton FSHF.

Ndërkohë, kalendari i plotë i javës së 32-të paraqitet si më poshtë:

FK Vora – Vllaznia, 18.04.2026, ora 16:00, Stadiumi “KF Vora”
Egnatia – Flamurtari, 18.04.2026, ora 16:00, Stadiumi “Arena Egnatia”
Teuta – AF Elbasani, 18.04.2026, ora 19:00, Stadiumi “Niko Dovana”
Dinamo – Tirana, 18.04.2026, ora 19:00, Stadiumi “Air Albania”
Partizani – Bylis, 19.04.2026, ora 19:00, Stadiumi “Arena e Demave”

Renditja:

Protesta e opozitës shtyn derbin Dinamo–Tirana, ndryshon edhe orari i

Lini një Përgjigje