TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Prill 2026, 21:42

Nejmar do të jetë pjesë e Brazilit në Kupën e Botës? Presidenti Lula zbulon bisedën me Karlo Ançelotin

Shkruar nga Pamfleti

Nejmar do të jetë pjesë e Brazilit në Kupën e

Një bisedë mes presidentit të Brazilit, Lula  dhe trajnerit Karlo Ançeloti ka rikthyer në vëmendje çështjen e grumbullimit të Nejmar në ekipin kombëtar, duke theksuar se përtej talentit, vendimtare mbetet gjendja fizike dhe përkushtimi profesional.

Sipas deklaratës, Lula ka ngritur drejtpërdrejt pyetjen mbi përfshirjen e sulmuesit brazilian në Kombëtare:

Pata mundësinë të flisja me Karlo Ançelotin dhe trajneri i përfaqësueses sonë më pyeti: ‘A mendon se Nejmar duhet të thirret?’.”

Në përgjigje, është theksuar se aftësitë e Nejmarit nuk vihen në diskutim, por kushti kryesor mbetet forma fizike:

Dhe unë i thashë: ‘Shiko, Mister, nëse është i përgatitur fizikisht, ai e ka talentin’.”

Megjithatë, theksi kryesor vihet te vullneti i lojtarit dhe sjellja e tij si profesionist, elemente që konsiderohen thelbësore për të qenë pjesë e ekipit kombëtar:

Duhet ta dimë nëse ai dëshiron dhe nëse po duhet të sillet si profesionist.”

Në këtë kontekst, janë përmendur edhe shembuj konkretë nga futbolli botëror, si modele për t’u ndjekur:

Ai mund të shikojë si shembull Kristiano Ronaldon, mund të shikojë si shembull Lionel Mesin dhe duhet ta mendojë që ardhja në ekipin kombëtar është një nder për të sepse është ende i ri.”

Në përfundim, është theksuar se emri i madh nuk është i mjaftueshëm për një vend në përfaqësuese:

Sepse ai nuk mund të shkojë me kombëtaren thjesht prej emrit që ka, i duhet ta dojë futbollin.”

lula da silva presidenti i brazilit karlo ançeloti

Lini një Përgjigje