TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Prill 2026, 20:15

Mesfushori i kombëtares impresionon me teknikë dhe precizion, 17-vjeçari dhuron “shou” në fushë (Video)

Shkruar nga Pamfleti

Mesfushori i kombëtares impresionon me teknikë dhe precizion,

Mesfushori i Kombëtares shqiptare U-17, Armend Muslika, ka tërhequr vëmendjen së fundmi pas publikimit të një videoje në rrjetet sociale, ku shfaq aftësi të spikatura teknike dhe saktësi në goditje nga pozicione të ndryshme në fushë.

Në pamjet e shpërndara, Muslika demonstron kontroll të mirë të topit dhe precizion në finalizim, elemente që e veçojnë pavarësisht rolit të tij si mesfushor qendror. Veçanërisht bie në sy aftësia për të goditur nga distanca, duke krijuar rrezik konstant për portën kundërshtare.

Aktualisht pjesë e ekipit të Totenhemit U-18, Muslika po kalon një sezon pozitiv në Premier Ligën U-18, ku ka regjistruar 11 gola dhe 4 asiste. Këto statistika reflektojnë një progres të dukshëm në performancën e tij.

Rritja e tij vlerësohet si e shpejtë dhe, nëse vazhdon me këtë ritëm, ai mund të tërheqë vëmendjen e ekipit të parë të Totenhemit, si dhe të klubeve të tjera në elitën e futbollit anglez dhe më gjerë.

armend muslika mesfushori i kombëtares u-17

Lini një Përgjigje