TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Prill 2026, 18:55

Cana nderohet me titullin “Kalorësi i Urdhrit të Skënderbeut”: Krenaria ime, ngritja e emrit të shqiptarëve nëpër botë

Shkruar nga Pamfleti

Cana nderohet me titullin “Kalorësi i Urdhrit të

Këtë të hënë në Tiranë u zhvillua Samiti i Diasporës, një aktivitet që mbledh figura të spikatura shqiptare nga vende të ndryshme të botës. Në këtë kuadër, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, i akordoi titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” ish-kapitenit të Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Vlerësimi dhe reagimi i Canës

Gjatë fjalës së tij, Cana u shfaq i emocionuar dhe e konsideroi këtë vlerësim si një nder që shkon përtej individit.

Unë sot nuk e pranoj vetëm në emrin tim, por në emrin e familjes sime. Babait, Agimit, gjyshërve të mi, Ganiut, xhaxhait tim… ky brumë na ka formuar.”

Ai theksoi se karriera e tij ka qenë e lidhur ngushtë me përpjekjen për të përfaqësuar sa më denjësisht shqiptarët në arenën ndërkombëtare.

Kemi luajtur në stadiume plot, me qindra milionë njerëz që na kanë parë… jemi munduar të bëjmë mirë dhe të ngremë nderin dhe emrin e shqiptarëve.”

Diaspora dhe identiteti

Cana u ndal edhe te përvoja e emigrimit dhe roli i diasporës shqiptare, duke e lidhur këtë me identitetin e tij si shqiptar nga Kosova.

Ne kosovarët jemi detyruar të emigrojmë. Në këtë Samit të Diasporës rikthehem si një shqiptar i Kosovës. Kemi emigruar dhe jemi munduar të bëjmë mirë jo vetëm për familjarët tanë, por edhe për komunitetin.”

Kontributi përtej futbollit

Ish-futbollisti nënvizoi se edhe pas përfundimit të karrierës sportive, angazhimi për vendin dhe komunitetin vazhdon.

Unë kam 10 vite që jam në pension… është një jetë e tërë ku dashuria dhe kontributi për atdheun nuk mungon asnjëherë. Jemi munduar ta ngremë komunitetin tonë.”

lorik cana ish-kapiteni i kombëtares samiti i diasporës

1 Komente

  1. T
    Tony

    Respekt dhe e ka me hak, jo si ata legenat beqire Xhaka e Shalqiri qe luajten per Zvicren e jo per shtetin ame Shqiptar. Nuk je Shqiptar me Shqiponje duarsh e portofol me para, por je me Zemer Shqiponje e ballin lart. Fisi mbetet gjithnje fis e harbui po harbut. Ky djale fisnik do mbetet ne histori e harbutet do perfundojne ...

    Lini një Përgjigje