TAGS-AT E JAVËS

Sport14 Prill 2026, 15:40

Nis rigjykimi për 7 të arrestuarit për vdekjen e Maradonës, ekipi mjekësor rrezikon deri në 25 vite burg

Shkruar nga Pamfleti

Nis rigjykimi për 7 të arrestuarit për vdekjen e Maradonës,

Procesi gjyqësor për vdekjen e legjendës së futbollit Diego Maradona është rihapur këtë të martë, pas dështimit të gjyqit të parë në maj 2025. Maradona ndërroi jetë në moshën 60-vjeçare si pasojë e një arresti kardiak.

Gjyqi i mëparshëm u anulua pasi një nga tre gjyqtarët dyshohet se kishte lejuar xhirime të paautorizuara në sallën e gjyqit për realizimin e një dokumentari, duke shkelur rregullat procedurale.

Në qendër të çështjes është ekipi mjekësor që kujdesej për ish-futbollistin. Shtatë persona janë vënë nën akuzë dhe do të përballen me drejtësinë për veprën penale të “vrasjes me dashje”. Të akuzuarit i kanë mohuar pretendimet, ndërsa në rast shpalljeje fajtorë, rrezikojnë dënime nga 8 deri në 25 vite burg.

Maradona ndodhej në rikuperim në banesën e tij në Tigre, në provincën e Buenos Airesit, pasi kishte kaluar një ndërhyrje kirurgjikale për një mpiksje gjaku në tru më herët gjatë atij muaji.

Sipas hetuesve, çështja është klasifikuar si “vrasje nga pakujdesia”, një kategori që i afrohet vrasjes së pavullnetshme. Ata pretendojnë se të akuzuarit ishin në dijeni të gjendjes së rëndë shëndetësore të Maradonës, por nuk ndërmorën masat e nevojshme për trajtimin e tij.

Autopsia paraprake konfirmoi se arresti kardiak shkaktoi edemë pulmonare akute, një gjendje e rëndë ku lëngjet grumbullohen në mushkëri.

Një panel ekspertësh mjekësor, i angazhuar nga prokuroria, e ka cilësuar trajtimin e ofruar në banesë si “të mangët dhe të pakujdesshëm”. Sipas përfundimeve të tyre, Maradona “do të kishte pasur më shumë mundësi për të mbijetuar” nëse do të ishte trajtuar në një strukturë të specializuar mjekësore.

 

 

diego armando maradona ekipi mjekësor

1 Komente

  1. T
    Tony

    Maradona shquar beri edhe gjynahe ne karieren e tij. Goli me dore kunder England mbetet me i shemtuari ne historine e futbollit. Karma is bitch, thone Englezet. Problemi eshte se keta qe jetojne ne fund te botes kane veset e traditat e tyre e shte puna e tyre si t'i zgjidhin. Me duket se shumica e futbollisteve nga ato zona luajne pak barbarisht t'i krakasosh me te tjeret.

    Lini një Përgjigje