TAGS-AT E JAVËS

Sport13 Prill 2026, 22:59

Mbyllet java e 31-të e Superligës/ Elbasani 'shkatërron' Partizanin, e mund me 10 lojtarë

Shkruar nga Pamfleti
Mbyllet java e 31-të e Superligës/ Elbasani
Festa e elbasanllinjve

Vllaznia ruan kreun dhe siguron “Final 4”, ndërsa gara për renditje mbetet e hapur në javët e fundit.

Këtë të hënë u mbyll raundi i 31-të i Superligës shqiptare të futbollit, me sfidën AF Elbasani–Partizani, e zhvilluar në stadiumin “Elbasan Arena”.

Skuadra e Elbasanit arriti një fitore bindëse 3-0 ndaj Partizanit, duke u ngjitur në vendin e dytë të renditjes me 56 pikë dhe duke forcuar pozitat në garën për “Final 4”.

Në takimet e tjera, Vllaznia konfirmoi formën e mirë, duke fituar minimalisht 1-0 ndaj Teutës dhe duke ruajtur vendin e parë me 59 pikë. Shkodranët janë gjithashtu skuadra e parë që siguron matematikisht pjesëmarrjen në fazën “Final 4”.

Tirana arriti një fitore të rëndësishme 3-1 ndaj Egnatias, duke mbajtur gjallë shpresat për një renditje më të mirë. Kryeqytetasit numërojnë 31 pikë në vendin e shtatë, po aq sa Vora dhe Bylis, ndërsa Flamurtari mbyll klasifikimin me 26 pikë.

Dy sfida të tjera përfunduan në barazim 1-1, Flamurtari–Vora dhe Bylis–Dinamo.

Rezultatet e raundit të 31-të:

Flamurtari 1-1 FK Vora

KF Tirana 3-1 Egnatia

Vllaznia 1-0 Teuta

Bylis 1-1 Dinamo

AF Elbasani 3-0 Partizani

elbasan partizani

Lini një Përgjigje