TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Prill 2026, 14:25

Real Madrid përgatit rikthimin e bujshëm të Toni Kroos

Shkruar nga Pamfleti
Real Madrid përgatit rikthimin e bujshëm të Toni Kroos
Toni Kros

Media spanjolle 'Diario As', raporton se Real Madrid pritet të rikthejë Toni Kroos  si një drejtues klubit blaugran.

Sipas të përditshmes spanjolle Perez i ka idetë e qarta për një kthim të gjermanit në radhët e klubit, me rolin e një drejtuesi apo të një personi që të jetë afër skuadrës.

Jo si një shqetësim për trajnerin, kushdo qoftë ai, por si një urë lidhëse derisa të mësojë plotësisht edhe si funksionojnë strukturat drejtuese të madrilenëve.

Bëhet e ditur që është vetë Perez ai i cili insiston për kthimin e Kros dhe po punohet për një marrëveshje mes palëve duke filluar nga sezoni i ardhshëm.

Kros ka hapur ndërkohë një akademi futbolli, por mendohet se e sheh me sy të mirë këtë kthim te Reali, për të provuar një eksperiencë tashmë si drejtues në klubin ku ishte për shumë vite “truri” i mesfushës së skuadrës që dominoi futbollin evropian. Dhe ndryshe nga shumë ish-madrilenë të tjerë, respekti ndaj tij ka qenë i dukshëm edhe nga rivalët, gjë që e bën një figurë edhe më të rëndësishme për imazhin e “los blancos”.

Toni Kroos u tërhoq nga futbolli menjëherë pas përfundimit të “Euro 2024”, kompeticioni i fundit që ai mori pjesë.

Toni Kroos ka qenë një nga lojtarët kryesorë të Realit në një nga periudhat më të suksesshme të historisë 122-vjeçare të klubit spanjoll. Gjatë 10 sezoneve me fanellën e bardhë, Kroos ka luajtur 463 ndeshje dhe ka fituar 23 tituj: 5 Champions, 5 Botërorë Klubesh, 4 Superkupa Evrope, 4 tituj kampion në Spanjë, 1 Kupë Mbreti dhe 4 Superkupa Spanje.

Ndërkohë, me Bayern Munchen ka fituar 1 Champions, 1 Botëror Klubesh, 1 Superkupë Evrope, 3 tituj kampion në Gjermani, 3 Kupa Gjermanie dhe 2 Superkupa Gjermanie.

Me Gjermaninë, Toni Kroos ka fituar Botërorin e zhvilluar në Brazil, në vitin 2014. 

toni kros real madrid

Lini një Përgjigje