TAGS-AT E JAVËS

Sport12 Prill 2026, 11:56

Shtanget Messi, adoleshenti Mehmeti i shënon gol Inter Majamit dhe i mohon fitoren në shtëpi (Video)

Shkruar nga Pamfleti
Shtanget Messi, adoleshenti Mehmeti i shënon gol Inter Majamit dhe i mohon
Momenti i golit të shqiptarit Mehmeti

Adoleshenti shqiptar Adri Mehmeti vijon të spikasë në kampionatin amerikan të futbollit, MLS, duke lënë gjurmë edhe në sfidën e fundit ndaj Inter Miamit.

Mesfushori 17-vjeçar, i aktivizuar si titullar me New York Red Bulls, zhvilloi një paraqitje të mirë dhe u bë vendimtar në minutën e 77-të të takimit. Pas një goditjeje dënimi, ai arriti të dërgojë topin në rrjetë, duke barazuar rezultatin në 2-2, që mbeti edhe përfundimtar.

Ky është goli i parë i Mehmetit në MLS, një moment i rëndësishëm për talentin e ri, i cili këtë sezon po fiton gjithnjë e më shumë hapësira në ekipin e tij.

Barazimi ndaj Inter Miamit bëri që skuadra nga Florida, ku aktivizohet Lionel Messi, të mos arrijë sërish fitoren e parë në stadiumin e ri, pas një tjetër ndalese disa ditë më parë.

Adri Mehmeti, i cili më parë ka qenë pjesë e përfaqësueseve të moshave të Shqipërisë, aktualisht përfaqëson Shtetet e Bashkuara të Amerikës në arenën ndërkombëtare.

Kliko për të parë Videon

Lini një Përgjigje