
Flamurtari nuk ka arritur të rikthehet te fitorja as në përballjen ndaj Vorës, duke barazuar 1-1 në shtëpi në kuadër të javës së 31-të të Kategorisë Superiore. Ky rezultat përbën një tjetër goditje për skuadrën vlonjate në garën për mbijetesë.
Ndonëse vendasit shfaqën epërsi në aspektin e lojës dhe kontrolluan në pjesën më të madhe të takimit, kjo nuk u përkthye në pikë maksimale. Vora kaloi e para në avantazh që në minutën e 6-të me golin e realizuar nga Luis Felipe.
Reagimi i Flamurtarit ishte i shpejtë, teksa Diawara barazoi shifrat në minutën e 14-të. Megjithatë, pavarësisht rasteve dhe përpjekjeve nga të dyja ekipet, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund të takimit.
Pas 31 javësh kampionat, Flamurtari vijon të mbajë vendin e fundit në renditje me 26 pikë, ndërsa Vora, e drejtuar nga trajneri Arjan Bellai, renditet në vendin e shtatë me 31 pikë.
Lini një Përgjigje