TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Prill 2026, 20:08

Milani turpërohet në shtëpi dhe dorëzohet për titullin, Udineze i jep leksion në “San Siro” dhe i rrezikon Championsin

Shkruar nga Pamfleti

Milani turpërohet në shtëpi dhe dorëzohet për titullin,

Milani ka pësuar një humbje të rëndë në shtëpi përballë Udinezes, duke zbehur përfundimisht shpresat për titullin në Serinë A. Takimi i vlefshëm për javën e 32-të, i zhvilluar në “San Siro”, u mbyll me rezultatin 0-3 në favor të miqve.

Sfida u zhbllokua në minutën e 26-të pas një aksioni individual të Nikolo Zaniolos, i cili depërtoi në mbrojtjen e Milanit dhe shërbeu për Artur Ata. Goditja e këtij të fundit, e devijuar nga Davide Bartesagi, përfundoi në rrjetë, duke u regjistruar si autogol.

Udineze vijoi të ushtrojë presion dhe në minutën e 36-të iu afrua golit të dytë, por tentativa e Kenan Davis u ndal nga traversa. Vetëm dy minuta më vonë, skuadra mike dyfishoi rezultatin: pas një krosimi të Zaniolos, Jurgen Ekelenkamp shënoi me kokë për 0-2, rezultat me të cilin u mbyll edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Milani nuk arriti të reagonte. Në minutën e 71-të, Artur Ata realizoi golin e tij të dytë personal dhe të tretin për Udinezen, pas një asisti nga Ekelenkamp, duke vulosur rezultatin përfundimtar 0-3.

Pas kësaj fitoreje, Udineze ngjitet në vendin e 10-të me 43 pikë. Milani, nga ana tjetër, mbetet në vendin e tretë me 63 pikë, duke humbur terren në garën për titull.

milan udineze seria a

Lini një Përgjigje