TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Prill 2026, 19:26

Xherdan Shaqiri në shok, dhoma e zhveshjes së Bazelit përfshihet nga flakët; dëme të konsiderueshme materiale

Shkruar nga Pamfleti

Xherdan Shaqiri në shok, dhoma e zhveshjes së Bazelit përfshihet

Një incident i papritur ka goditur klubin e Bazelit të Xherdan Shaqirit, pasi një zjarr i fuqishëm shpërtheu në ambientet e dhomave të zhveshjes në stadiumin “St. Jakob-Park”. Ngjarja çoi në shtyrjen e ndeshjes ndaj FC Thun, e vlefshme për kampionatin zviceran.

Sipas një deklarate zyrtare të klubit, flakët kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme brenda stadiumit, duke shkatërruar plotësisht zonën e dhomave të zhveshjes. Raportohet se janë dëmtuar rëndë ambientet e lojtarëve, si dhe hapësirat për ruajtjen e pajisjeve sportive.

Zjarri nuk është përhapur vetëm në këtë zonë. Ai ka prekur edhe disa hapësira të tjera funksionale, përfshirë zyrat administrative, mes tyre edhe zyrën e menaxherit të ekipit, si dhe zonat e fizioterapisë, dushet dhe tualetet.

Klubi bëri të ditur se janë dëmtuar ndjeshëm edhe pajisjet sportive, si këpucët dhe fanelat e përdorura për ndeshje dhe stërvitje. Gjithashtu, janë prekur pajisjet mjekësore dhe teknike, të cilat mund të jenë të vështira për t’u zëvendësuar në një afat të shkurtër.

Federata zvicerane e futbollit ka rënë dakord për shtyrjen e ndeshjes mes Bazelit dhe FC Thun. Klubi ka njoftuar se çdo zhvillim i mëtejshëm do të komunikohet në ditët në vijim.

 

bazel dhomat e zhveshjes skuadra zvicerane

Lini një Përgjigje