TAGS-AT E JAVËS

Sport11 Prill 2026, 17:33

“Aspirinat” mposhtin Dortmundin dhe i falin titullin Bajernit, Volfsburgu drejt humnerës; Lajpcigu fitore me ‘aromë’ Champions

Shkruar nga Pamfleti

“Aspirinat” mposhtin Dortmundin dhe i falin titullin Bajernit,

Bajer Leverkusen ka siguruar një fitore të rëndësishme në transfertë ndaj Borusias së Dortmundit, në kuadër të javës së 29-të të Bundesligës gjermane. Takimi i zhvilluar në stadiumin “Signal Iduna Park” u mbyll me rezultatin minimal 0-1.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua nga mesfushori gjerman Robert Andrish në minutën e 42-të. Ai realizoi me një goditje të saktë nga jashtë zonës, duke i dhënë avantazhin vendimtar skuadrës së tij në një përballje të luftuar dhe me ritëm të lartë.

Me këtë fitore, Leverkuseni ngjitet në vendin e pestë të renditjes, duke shkuar në kuotën e 52 pikëve. Në anën tjetër, Borusia eDortmundit mbetet në vendin e dytë me 64 pikë të grumbulluara.

Në ndeshjet e tjera të javës, Lajpcigu arriti një fitore të rëndësishme në garën për një vend në Champions League, falë golit të Jan Diomande në minutën e 81-të. Ndërkohë, Volfsburgu u mposht në shtëpi 1-2 nga Ajntrahti i Frankfurtit, duke thelluar pozitat e tij në renditje, ku aktualisht mban vendin e 17-të me 21 pikë.

Një fitore me vlerë për mbijetesën arriti edhe Heidenheimi, që triumfoi 3-1 ndaj Unionit të Berlinit. Megjithatë, skuadra vijon të mbetet në fund të tabelës me 19 pikë, duke ruajtur ende shpresa të vakëta për qëndrimin në elitë.

bajer leverkusen borusia dortmund lajpcig bundesliga

Lini një Përgjigje