
Arsenali ka pësuar një humbje të papritur në shtëpi, duke u mundur 1-2 nga Bërnmuthi në një ndeshje që mund të ndikojë ndjeshëm në garën për titullin e Premier Ligës.
Takimi u zhbllokua në minutën e 17-të nga miqtë, me Krupi. Skuadra e drejtuar nga Mikel Arteta reagoi dhe arriti të barazonte falë një penalltie të realizuar nga Giokeres. Megjithatë, në minutën e 74-t, Skot riktheu avantazhin për Bërnmuthin, duke vulosur rezultatin përfundimtar. Arsenali tentoi deri në fund, por nuk arriti të rikthente baraspeshën.
Pavarësisht humbjes, Arsenali mban vendin e parë në renditje me 70 pikë. Ndërkohë, Mançester Siti ndjek në vendin e dytë me 61 pikë, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara, çka e mban të hapur luftën për titullin.
Java e ardhshme pritet të jetë vendimtare, pasi dy skuadrat do të përballen drejtpërdrejt, në një ndeshje që mund të përcaktojë fatin e kampionatit.
Në fillim të sezonit, Arsenali synonte të fitonte katër trofe, por tashmë ka humbur dy prej tyre dhe mbetet në garë vetëm për Champions League dhe Premier Ligë.
Lini një Përgjigje