TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Prill 2026, 20:45

Marok-Senegal nuk ka fund, dyshime për ndërhyrje arbitrare në finalen e Kupës së Afrikës

Shkruar nga Pamfleti

Marok-Senegal nuk ka fund, dyshime për ndërhyrje arbitrare në

Sfida mes Senegalit dhe Marokut vijon të mbetet në qendër të debatit, ndërsa zhvillimet e fundit kanë shtuar dyshimet për ndërhyrje në procesin arbitrar të ndeshjes. Çështja është rikthyer në vëmendje pas një konference për shtyp ku mori pjesë edhe presidenti i Konfederatës Afrikane të Futbollit (CAF), Patris Motsepe.

Gjatë konferencës, Motsepe u pyet për arsyen pse asnjë futbollist i Senegalit nuk u ndëshkua me karton të verdhë pas braktisjes së përkohshme të fushës së lojës, një episod që shkaktoi kaos dhe pati jehonë ndërkombëtare. Kreu i CAF nuk dha një përgjigje të drejtpërdrejtë, duke lënë hapësirë për interpretime dhe dyshime.

Ky incident lidhet me vendimin e CAF për t’i hequr titullin Senegalit dhe për t’ia dhënë Marokut, një çështje që aktualisht po shqyrtohet në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS).

I pyetur për një ndërhyrje të mundshme nga Olivier Safari, president i komisionit të arbitrave, Motsepe zgjodhi t’ia kalojë përgjigjen sekretarit të përgjithshëm të CAF. Ky i fundit u mjaftua duke deklaruar se procesi është ende në zhvillim, pa konfirmuar dhe as mohuar dyshimet.

Kjo qasje e rezervuar dhe mungesa e një përgënjeshtrimi të qartë kanë ushqyer spekulimet për ndërhyrje në menaxhimin arbitrar të ndeshjes.

Ndërkohë, në Marok këto dyshime janë kundërshtuar, duke mbrojtur legjitimitetin e vendimeve të marra. Megjithatë, paqartësitë në komunikimin zyrtar dhe procedurat disiplinore në vijim mbajnë të hapur debatin mbi integritetin e procesit.

marok senega kupa e afrikës

Lini një Përgjigje