TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Prill 2026, 19:19

Ami Abrashi firmos kontratën e re, ish-mesfushori kuqezi kthehet në Shqipëri për të mbyllur karrierën?

Shkruar nga Pamfleti

Ami Abrashi firmos kontratën e re, ish-mesfushori kuqezi kthehet në

Amir Abrashi do të vazhdojë të jetë pjesë e Grasshopper edhe për dy vite të tjera. Mesfushori shqiptar ka rinovuar kontratën me klubin zviceran deri në vitin 2027, duke konfirmuar besimin e ndërsjellë mes palëve.

Pavarësisht një dëmtimi të rëndë që e ka shoqëruar gjatë këtij sezoni, drejtuesit e klubit kanë vendosur të mbështeten sërish te kapiteni i skuadrës, duke e konsideruar atë një element të rëndësishëm brenda dhe jashtë fushës.

Në moshën 36-vjeçare, Abrashi pritet ta mbyllë karrierën në Zvicër, aty ku hodhi edhe hapat e parë si futbollist profesionist. Në të kaluarën, ai është përfolur për një transferim të mundshëm në kampionatin shqiptar, por një lëvizje e tillë nuk u konkretizua.

Pas firmosjes së kontratës së re, vetë lojtari shprehu emocionet dhe lidhjen e fortë me klubin:

Grasshopper është shtëpia ime. Këtu ndërtova karrierën dhe i detyrohem shumë këtij klubi. Për mua ka një domethënie të veçantë të vazhdoj të jem pjesë e tij. Besimi dhe vlerësimi që më është dhënë nuk i marr si të mirëqena dhe jam shumë mirënjohës. Do të vazhdoj të jap maksimumin për këtë fanellë”, deklaroi Abrashi.

Edhe drejtori sportiv i klubit, Alain Suter, vlerësoi rolin e mesfushorit në skuadër, duke theksuar rëndësinë e përvojës dhe karakterit të tij.

Amiri mishëron vlerat e Grasshopper. Përvoja, mentaliteti dhe prania e tij janë të pazëvendësueshme për ekipin. Ai ka kaluar çdo moment me klubin dhe gjithmonë ka treguar përkushtim maksimal”, u shpreh Suter.

amir abrashi mesfushori shqiptar grasshopper

Lini një Përgjigje