TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Prill 2026, 18:36

E ardhmja e Arbeloas në dyshim, Reali mendon për trajnerin pretendent për të fituar sërish Kampionatin Botëror

Shkruar nga Pamfleti

E ardhmja e Arbeloas në dyshim, Reali mendon për trajnerin pretendent

E ardhmja e Alvaro Arbeloas në pankinën e ekipit të Realit mbetet e pasigurt për edicionin e ardhshëm. Sipas zhvillimeve të fundit, drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësinë e një ndryshimi në stol, për shkak se skuadra duket larg objektivave të vendosura për këtë sezon.

Në këtë kuadër, në skenë ka dalë një emër surprizë: Didier Deshamp. Trajneri aktual i përfaqësueses franceze përmendet si një nga kandidatët potencialë për të marrë drejtimin e ekipit në rast largimi të Arbeloas.

Deshamp është një nga trajnerët më të suksesshëm në futbollin ndërkombëtar, duke fituar Kupën e Botës me Francën në vitin 2018. Ai synon të përsërisë këtë sukses edhe në turneun veror. Tekniku francez ndodhet në krye të kombëtares prej rreth 14 vitesh, duke ndërtuar një cikël të qendrueshëm dhe konkurrues.

E ardhmja e Arbeloas në dyshim, Reali mendon për trajnerin pretendent

Ndërkohë, në rast të largimit të Deshamp nga përfaqësuesja, si pasues i tij përmendet emri i Zinedin Zidan, një figurë e njohur e futbollit francez dhe ndërkombëtar.

Një rikthim i mundshëm i Deshamp në klub, këtë herë si trajner, do të konsiderohej i bujshëm. Ai ka pasur më parë një eksperiencë si futbollist në Spanjë, ku ka luajtur me Valencian, ekip me të cilin mbylli karrierën në vitin 2001. Nëse merr drejtimin e skuadrës, ai pritet të punojë me emra të mëdhenj të futbollit botëror, përfshirë Kilian Mbapen.

alvaro arbeloa didier deshamp real madrid

Lini një Përgjigje