TAGS-AT E JAVËS

Sport10 Prill 2026, 16:43

Nejmar i dërgon mesazh Ançelotit për ta marrë në Botëror, braziliani nis kontaktet për t’ju bashkuar Mesit në kampionatin amerikan

Shkruar nga Pamfleti

Nejmar i dërgon mesazh Ançelotit për ta marrë në

Nejmar Zhunior mund të jetë në prag të një tjetër ndryshimi të rëndësishëm në karrierën e tij, me një transferim të mundshëm në kampionatin amerikan, Major League Soccer (MLS).

Sipas raportimeve të fundit, sulmuesi brazilian po shqyrton mundësinë e largimit nga Brazili, ndërsa në prapaskenë janë vendosur kontakte me klubin amerikan Cincinnati. Ky i fundit synon të përfitojë nga eksperienca, emri dhe ndikimi global i Nejmarit, në një kohë kur MLS vijon të tërheqë emra të mëdhenj të futbollit ndërkombëtar.

Aktualisht pjesë e Santos FC, Nejmar konsiderohet një përforcim me ndikim të dyfishtë: në aspektin sportiv dhe atë të marketingut. Transferimi i tij do të rriste ndjeshëm profilin ndërkombëtar të klubit pritës dhe do të tërhiqte vëmendje të madhe mediatike.

Megjithatë, burimet theksojnë se negociatat janë ende në fazë fillestare dhe nuk ka një marrëveshje konkrete. Ideja e një transferimi në MLS mbetet e hapur, me zhvillime që pritet të qartësohen në javët në vijim.

Nejmar vjen pas një sezoni të vështirë, të ndikuar nga dëmtimet që kanë kufizuar paraqitjet e tij. Pavarësisht kësaj, ai ka arritur të regjistrojë 3 gola dhe 3 asiste në 6 ndeshje me Santosin.

nejmar sulmuesi brazilian kampionati ameikan

Lini një Përgjigje