
Ndeshja mes Austin dhe Inter Miami kishte një domethënie të veçantë për Myrto Uzunin, i cili u përball në fushë me një nga lojtarët më të mëdhenj në historinë e futbollit, Lionel Messin.
Takimi u mbyll në barazim 2-2, me argjentinasin që gjeti rrugën e rrjetës dhe realizoi golin e barazimit për skuadrën e tij. Edhe pse nuk arriti të shënonte apo të jepte asist, Uzuni la gjurmë me një paraqitje pozitive dhe me angazhimin e tij gjatë gjithë ndeshjes.
Për sulmuesin e Kombëtares Shqiptare, kjo sfidë ishte një nga ato përjetime që mbeten gjatë në kujtesë. Përballja direkte me Messin përbën një moment të rrallë në karrierë, por edhe një realizim personal për një futbollist që ka ndërtuar hap pas hapi rrugëtimin e tij në futbollin ndërkombëtar.
Vetë Uzuni e ka shprehur emocionin e kësaj mbrëmjeje përmes një postimi në rrjetin social Instagram. Në mesazhin e publikuar, ai shkruan: “Nga një fëmijë pa asgjë! Në një jetë ëndrrash! Shumë netë duke ëndërruar!”.
Fjalë që pasqyrojnë jo vetëm rëndësinë e këtij momenti, por edhe rrugëtimin e gjatë të sulmuesit shqiptar drejt një nate të veçantë, në të cilën u gjend përballë një ikone të futbollit botëror.
View this post on Instagram
Lini një Përgjigje