
Një incident i rëndë u regjistrua mbrëmjen e djeshme përpara ndeshjes së parë çerekfinale të Ligës së Kampioneve mes Atletikos së Madridit dhe Barcelonës në stadiumin “Camp Nou”. Autobusi i skuadrës madrilene u qëllua me gurë në momentin e mbërritjes, duke shkaktuar thyerjen e dy dritareve.
Ngjarja, e cilësuar si e papranueshme, rikthen në vëmendje episode të ngjashme të ndodhura më parë, përfshirë edhe ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales së Kupës së Mbretit, ku gjithashtu u raportuan incidente të tilla.
Trajneri i Atletikos së Madridit, Diego Pablo Simeone, reagoi pas ngjarjes duke theksuar se kjo nuk është një situatë e izoluar.
“Klubi është i njëjti, nuk mund ta ndryshojmë. Nuk është një rast i vetëm, kjo na ndodh shpesh sa herë vijmë në Barcelonë”, deklaroi ai.
Nga ana tjetër, vetë klubi madrilen shprehu pakënaqësinë përmes një reagimi ironik në rrjetet sociale, duke iu drejtuar simbolikisht NASA-s.
“Sonte, edhe ne pamë anën e errët të hënës”, shkroi Atletiko e Madridit në postimin e tij.
Nosotros también hemos visto esta noche la cara oculta de la luna, @NASA. pic.twitter.com/SvSfH7JBdV
— Atlético de Madrid (@Atleti) April 8, 2026
Lini një Përgjigje