
Ernest Muçi është rikthyer sot në stërvitje me Trabzonsporin, duke hedhur një hap drejt rikuperimit të plotë. Mesfushori me tipare sulmuese synon të jetë i gatshëm për ndeshjen e 11 prillit kundër Alanjasporit.
Seanca e sotme shërbeu kryesisht si test për gjendjen e lojtarit. Deri në këtë moment, stafi teknik nuk ka marrë ende një vendim përfundimtar lidhur me aktivizimin e tij në këtë përballje.
Trabzonspori ndodhet në një moment pozitiv në kampionat, duke kaluar një formë të shkëlqyer dhe duke synuar titullin kampion. Në këtë kontekst, rikthimi i Muçit shihet si një opsion shtesë për repartin ofensiv.
Megjithëse rikthimi në fushë është i mundur, gjasat që Muçi të marrë minuta në këtë ndeshje duken të kufizuara. Megjithatë, ai mund të përfshihet në listë dhe të ulet në stol, në varësi të vendimit final të trajnerit.
Muçi aktualisht është i huazuar te Trabzonspori. Kjo periudhë përbën një fazë vendimtare për të ardhmen e tij, pasi klubi turk mund të aktivizojë opsionin për blerjen përfundimtare të kartonit.
Lini një Përgjigje