TAGS-AT E JAVËS

Sport 9 Prill 2026, 17:56

Simeone shmang shtrëngimin e duarve me Hansi Flik, tekniku i Atletikos ja fut vrapit pas përfundimit të ndeshjes

Shkruar nga Pamfleti

Simeone shmang shtrëngimin e duarve me Hansi Flik, tekniku i Atletikos ja

Atletiko e Madridit ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt gjysmëfinales së Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Barcelonën me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë çerekfinale.

Pas përfundimit të takimit, trajneri i Atletikos, Diego Simeone, u largua menjëherë nga fusha. Sapo arbitri sinjalizoi fundin e ndeshjes, tekniku argjentinas u drejtua me shpejtësi drejt dhomave të zhveshjes, një veprim që konsiderohet tashmë pjesë e rutinës së tij pas ndeshjeve.

Simeone nuk u ndal për përshëndetje pas ndeshjes dhe nuk pati kontakt me trajnerin e Barcelonës, Hansi Flik, duke anashkaluar shtrëngimin tradicional të duarve mes trajnerëve.

Fitorja i jep Atletikos një avantazh të rëndësishëm për ndeshjen e kthimit, e cila do të zhvillohet në stadiumin “Metropolitano”. Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse kjo epërsi do të jetë e mjaftueshme për të siguruar kualifikimin në fazën tjetër të kompeticionit.

diego simeone trajneri i atletikos së madridit champions league

Lini një Përgjigje