Barcelona ka reaguar me tone të ashpra pas humbjes në “Camp Nou” ndaj Atletikos së Madridit, duke vënë në dyshim disa vendime të arbitrimit që, sipas drejtuesve katalanas, ndikuan drejtpërdrejt në rezultatin e ndeshjes.
Sipas raportimeve të së përditshmes spanjolle AS, pakënaqësia e klubit nuk lidhet kryesisht me kartonin e kuq të Pau Kubarsit, por me një episod të diskutueshëm në zonë. Bëhet fjalë për një prekje të topit me dorë nga lojtari i Atletikos, Arnau Pubill, pas një rivënieje të gabuar nga portieri Huan Muso, për të cilën Barcelona pretendon se duhej të jepej penallti.
Në të njëjtin aksion, katalanasit argumentojnë se mbrojtësi i Atletikos duhej të ndëshkohej edhe me kartonin e dytë të verdhë, çka do të sillte baraspeshë numerike në fushë. Mosndërhyrja e VAR-it në këtë rast është një nga pikat kryesore të kontestimit.
Për këtë arsye, drejtuesit e klubit po shqyrtojnë mundësinë e paraqitjes së një ankese formale në UEFA ndaj arbitrimit të rumunit Istvan Kovaç, i cili drejtoi takimin, si dhe ndaj gjermanit Bastian Dankert, përgjegjës për sistemin VAR.
Sipas mediave spanjolle, kjo pakënaqësi nuk është episod i izoluar. Që prej rikthimit të Joan Laportës në krye të klubit dhe përplasjes së tij me presidentin e UEFA-s, Aleksandër Ceferin, veçanërisht për çështjen e Superligës, në Barcelonë ekziston perceptimi se vendimet e diskutueshme arbitrare janë shtuar.
Në këtë kontekst përmendet edhe një rast i mëparshëm me të njëjtin gjyqtar, si kartoni i kuq ndaj Ronald Araujo në çerekfinalet e Ligës së Kampionëve në vitin 2024 kundër PSG-së. Po ashtu, rikujtohen edhe episodet e debatueshme në përballjet me Interin, ku në sezonin 2022-2023 një prekje me dorë nga Denzel Dumfris nuk u ndëshkua, ndërsa një gol i Pedrit u anulua për një prekje të mëparshme me dorë nga Ansu Fati.
Tensionet mes Barcelonës dhe arbitrave në arenën europiane janë reflektuar edhe në reagimet publike të trajnerëve ndër vite. Nga protestat e ish-trajnerit Çavi Hernández, deri te reagimet më të fundit të Hansi Flik, i cili sezonin e kaluar u ndëshkua me përjashtim në një ndeshje në Milano nga arbitri Shimon Marshiniak, marrëdhënia mes klubit dhe gjykimit arbitrar mbetet e tensionuar.

Ore a e kuptoni qe jeta moderne eshte bere e veshtire? Kur e drodhi Ameriqia e u be aleat me Putinin, vetem per para e para, pse nje arbiter, polic, doganier, mesues, sportist, budallenj jane qe te mos korruptohen!?